Zgjedhjet lokale në Rusi provë për partinë në pushtet

Zgjedhjet lokale në Rusi provë për partinë në pushtet

Qytetarët e Rusisë në gjithë shtetin po hedhin votat e tyre në zgjedhjet lokale që shihen si një provë e madhe për partinë në pushtet pro-Kremlin “Rusia e Bashkuar”.

Gati 160,000 kandidatë po garojnë për vende në parlamentet lokale. Guvernatorët gjithashtu po zgjidhen në shumë rajone, raporton BBC.

Këto zgjedhje vijnë vetëm disa javë pas helmimit të dyshuar të liderit të opozitës Alexei Navalny me Novichok.

Ekipi i tij pretendon se kjo ishte bërë me urdhër të Presidentit Vladimir Putin, Kremlini mohon çdo përfshirje në këtë rast. /Insajderi.com