Pas një nate të tretë të protestave në Bjellorusi, ministria e brendshme th" />

Zgjedhjet në Bjellorusi: Policia hapë zjarr ndaj protestuesve me plumba prej vërteti

Zgjedhjet në Bjellorusi: Policia hapë zjarr ndaj protestuesve me plumba prej vërteti

Pas një nate të tretë të protestave në Bjellorusi, ministria e brendshme thotë se policia përdori përsëri plumba prej vërteti ndaj demonstruesve, kur ata u sulmuan në qytetin jugperëndimor të Brest, shkruan BBC, transmeton Insajderi.

Demonstruesit me shufra metalikë u vërsulën drejt oficerëve dhe policia hapi zjarr në vetëmbrojtje, tha ministria.

Përleshje u raportuan gjithashtu në Minsk dhe qytete të tjera, pasi figura kryesore e opozitës Svetlana Tikhanovskaya u arratis.

Protestat shpërthyen disa orë pasi lideri bjellorus, Aleksandër Lukashenko doli fitues në votimin presidencial të së dielës, i cili është quajtur nga Bashkimi Evropian si “as i lirë dhe as i drejtë”. /Insajderi.com