Zgjedhjet në Izrael: Netanyahu nuk mundi të fitojë shumicën në parlament

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu nuk e fitoi shumicën në parlament në zgjidhjet e djeshme, dhe sondazhet tregojnë se partia e tij konservative Likud ngec pas Lidhjes së Partive të Qendrës të ish komandantit të ushtrisë izraelite Benny Gantz.

Zgjedhjet në Izrael: Netanyahu nuk mundi të fitojë shumicën në parlament

Rezultatet përfundimtare priten vetëm nesër pas dite, mirëpo sipas sondazheve të kanalit TV 13, të cilat ishin më të sakta pas zgjedhjeve të prillit, Likud ka fituar 31 mandate ndërsa lidhja e Gantz-it 33.

Sipas këtyre sondazheve, blloku i qendrës së djathtë ka 54 deputetë prej gjithsej 120, katër më pak se blloku i qendrës së majtë. Pra, për momentin nuk është e qartë se a do ta merr Natanyahu detyrën ta krijojë koalicionin qeveritar. Dalja në zgjedhje ishte më e madhe se që është pritur, edhe pse izraelitët kanë votuar për herë të dytë pas pesë muajve.

Dalja e arabëve izraelit ishte dukshëm më e madhe, për 49 për qind më shumë se në zgjedhjet e 9 prillit, mirëpo, nuk theksohet numri i saktë. Sipas sondazheve lidhja e partive arabe Lista e Përbashkët ka fituar 13 vende, partia nacionaliste Izraeli Shtëpia Jonë të ish ministrit të mbrojtjes Liberman, ka fituar prej 8 deri 10 mandate./Insajderi.com.