Zgjedhjet në SHBA: Ka vdekur që një muaj nga COVID-19, por sot fitoi ulëse në Dakotë Veriore

Zgjedhjet në SHBA: Ka vdekur që një muaj nga COVID-19, por sot fitoi ulëse në Dakotë Veriore

Në zgjedhjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës përkundër vëmendjen kryesore e ka gara për president, në të njëjtën kohë bëhet garë edhe për shumë poste të tjera e në nivel të ndryshme nëpër shtetet e SHBA-së.

Një garë në shtetin e Dakotës Veriore ka prodhuar një rezultat të çuditshëm dhe të padëgjuar më parë, ku ka fituar një kandidat i cili kohë më parë ka vdekur nga Coronavirusi. Ai ka fituar një ulëse në dhomën e përfaqësuesve, shkruan New York Times, njofton Insajderi.

Bëhet fjalë për David Andahl, 55 vjeçar, i cili vdiq muajin e kaluar pasi fillimisht u shtri në spital me COVID-19, bënë të ditur një gazetën nacionale në Dakota, Bismarck Tribune. Nëna e Andahl, Pat Andahl i ka thënë gazetës se djali i saj, kandidat republikan, me entuziazëm po priste të përfaqësonte qytetarët.

Andal kishte fituar përfaqësimin në distriktin e tetë të Dakodës Veriore. Arsyeja përse Andahl fitoi përkundër se ka vdekur është për faktin se në SHBA ekziston ajo që njihet si “votim i hershëm”. Qytetarët mund të fillojnë të hedhin votën e tyre para se të vije dita e zgjedhjeve.

Këtë vit votimi me postë filloi qysh me 18 shtator, prandaj emri i Andahl nuk mund të largohej nga lista pas vdekjes së tij, ka sqaruar sekretarja e shtetit të Dakodës Veriore, Alvin Jaeger.

Ajo ka thënë se nuk mbanë mend të ketë parë a dëgjuar ndonjëherë një histori të tillë kur kandidati ka vdekur derisa votimi i hershëm vec ka filluar.

Sipas ligjeve në Dakoda, tash partia nga e cila vjen kandidati fitues, duhet të mblidhet dhe në afat prej 21 ditësh të përzgjedhë një zëvendësues të tij./Insajderi.com