Zgjedhjet në SHBA – në Georgia fillon rinumërimi

Zgjedhjet në SHBA – në Georgia fillon rinumërimi

Zyrtarët zgjedhorë kanë filluar rinumërimin e votave në Georgia, njofton Insajderi.

I zgjedhuri president, Joe Biden, ka diku rreth 14 mijë vota përparësi në raport me Donald Trump, ndërsa do të rinumërohen rreth pesë milionë vota, shkruan BBC, njofton Insajderi.

Trump ka bërë vazhdimisht akuza se dikush i ka zhdukur votat e tij.

Rinumërimi pritet të vazhdojë deri të mërkurën tjetër. Ndërsa certifikimi duhet të bëhet të premten e ardhshme – dhe nëse dalin këtë herë vota ndryshe nga hera e parë, atëherë duhet një tjetër rinumërim.

Të premten e ardhshme gjithashtu pritet të certifikohen zgjedhjet në nivel nacional.

Sipas ligjeve zgjedhore në SHBA, një kandidat që ka humbur ka të drejt të kërkojë rinumërim, nëse dallimi në mes të dy kandidatëve është 0.5 për qind.

Aktualisht në Georgia dallimi mes Biden e Trump është 0.3 për qind./Insajderi.com