Portugezi ka kaluar katër ndeshje pa gol në të gjitha garat dhe është i pakënaqur nga kërkesa e trajnerit Maurizio Sarri, që të luaj herë pas here në mes.
Dështimi të shënoj Cristiano Ronaldo, shihet si faj i Sarri pasi portugezi nuk po përshtatet në sistemin e trajnerit, dhe trajneri nuk po e pozicionon aty ku duhet dhe si duhet.
Tifozët e Juventus duket se e kanë humbur durimin me duhanpirësin Sarri, sidomos pas humbjes në finale të Coppa Italia.
Emri i Sarri ishte ‘trending’ në Twitter pas përfundimit të finales së Coppa Italia, të cilën Napoli e fitoi 4-2 në penallti, dhe padyshim që këtu kishte një arsye pse emir i tij u kërkua.
Problemi kryesor sipas tifozëve dhe mediumeve në Itali është trajneri.
Ndërkohë në Instagram, motra e Cristiano Ronaldos shkroi: “I dashuri im [vëlla] nuk mund të bëjë mrekulli dhe t’i bëjë të gjitha vetë … Unë nuk e kuptoj se si ata mund të luajnë kështu …”
Kritika kanë ardhur edhe nga ish futbollistë të Juventus, duke thënë që në skuadër ka yje që paguhen fort, dhe po ai grup duhet të jetë i aftë ta pushtojë Evropën, e jo të mposhtet nga një skuadër që renditet në vendin e gjashtë në Serie A.
/Insajderi.com/