Zhduket në Francë studentja e talentuar e Senegalit

Zhduket në Francë studentja e talentuar e Senegalit

Një studente e talentuar senegaleze, e cili po studionte në një shkollë prestigjioze të Parisit, është zhdukur në Francë, për çka edhe kanë nisur hetimet.

Diary Sow nuk u kthye në shkollë pas pushimeve të Krishtlindjeve, duke shkaktuar shqetësime në Senegal dhe Francë.

E cilësuar si “studentja më e mirë në Senegal”, Sow fitoi disa çmime akademike kombëtare dhe publikoi romanin e saj të parë vitin e kaluar.

20 vjeçarja nuk është parë që nga 4 janari, raporton BBC, transmeton Insajderi.

Diaspora Senegaleze po mobilizon mediat sociale për ta gjetur atë. Madje, edhe disa të famshëm francezë, përfshirë aktorin Omar Sy, po ndajnë thirrjen në Instagram dhe Twitter.

Sow është një studente e vitit të dytë parauniversitar në shkollën e mesme prestigjoze të Parisit ‘Lycée Louis-Le-Grand’, pasi ka fituar një bursë.

“Ajo është një studente e përpiktë, shumë serioze, dhe alarmi u dha shpejt. Askush nuk e pa atë, ne nuk e gjetëm në banesën e saj në një rezidencë universitare në Paris”, tha Henry Sarr, anëtar i një shoqate të studentëve senegalezë që filluan thirrjet në rrjetet sociale, i tha agjencisë së lajmeve AFP. /Insajderi.com