Një gol nga shqiptarët është realizuar sonte, i tillë ka qenë ai i sotmi për Basel-in, njofton Insajderi.
Skuadra zviceriane ka fituar me shifrat 2-3 kundër Sion-it, në një ndeshje që protagonist pa dy futbollistë shqiptarë. Behet fjalë për Edon Zhegrovën dhe Pajtim Kasamin, të cilët mbajnë meritat për golin e dytë të skuadrës.
Në minutën e 25-të të takimit, Zhegrova shkon pranë flamurit për të ekzekutuar një goditje nga këndi. Harkimi i anësorit ‘dardan’ ishte i saktë dhe gjeti në zonë një tjetër shqiptar, Pajtim Kasamin. Ky i fundit me kokë e ndal topin në rrjetë, për të kaluar në avantazh 1-2 Basel-in. /Insajderi.com
🇽🇰🇨🇭 EDON ZHEGROVA ASSIST 🦁pic.twitter.com/14dOCgZWqW
— Dardanian Football (@DardanianFooty) January 28, 2021