Talenti i Kosovës, Edon Zhegrova, rrëmbeu skenën mbrëmjen e sotme, te skuadra e Baselit, duke gjetur rrugën e rrjetës, dy herë në harkun kohor të katër minutave, njofton Insajderi.
22 vjeçari u aktivizua titullar, në përballjen ndaj Luzernit, teksa në minutën e 18-të, përmbysi shifrat në 1-2, me një gjuajtje të bukur brenda zonës.
Zhegrova nuk u mjaftua me kaq, teksa katër minuta më vonë, më saktësisht në të 22-tën, pas një asist nga ana e Mendonkas, talenti shqiptar nuk fali brenda zonës, duke ngritur shifrat në 1-3. Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë e sfidës Luzern-Basel, ndërsa në fund Basel fitoi me shifrat 4:3. /Insajderi.com
Ladies and gentlemen, this is Edon Zhegova 🦁🔥pic.twitter.com/U1adtubxnS
— Dardanian Football (@DardanianFooty) April 10, 2021