Zhvillime të papritura – reagime të ashpra dhe skena të çuditshme në FFK

Zhvillime të papritura – reagime të ashpra dhe skena të çuditshme në FFK

Kuvendi i Federatës së Futbollit të Kosovës ishte paraparë që të kishte karakter zgjedhor për anëtarëte Komitetit Ekzekutiv të kësaj federate. Kryetari i FFK-së Agim Admei, në fjalën e tij sqaroi se mandati i tij ëhstë deri në vitin 2022, meqë në këtë post është zgjedhur në viitn 2018.

Sidoqoftë, Ademi kërkoi votëbesim nga Kuvendi, me qëllim që të nifikojë mandatin e tij me atë të të Komitetit Ekzekutiv. Ademi madje e vendosi në votim këtë kërkesë të tij, mirëpo, kjo kërkesë hasi në reagime të ashpra të disa anëtarëve të Kuvendit dhe disa nga kryetarët e klubeve edhe e braktisën kuvendin tërësisht.

Arsim Kabashi i Ballkanit, Abedin Zeka i Trepçës’89 dhe posaçërisht Tahir Batatina i Llapit ishin ndër ata që reaguan ndaj këtij vendimi duke e quajtur të parregullt dhe anti statutar.Nga ana e tij Kryetari i FC Prishtinës, Remzi Ejupi pohoi se kjo kërkeësë e Ademit nuk ishte në rend dite dhe si e tillë nuk udhet të hedhet në votim.