Zidane: Do të flas me klubin për të ardhmen

Zidane: Do të flas me klubin për të ardhmen

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka folur pas fitores ndaj Villarrealit, ku skuadra e tij triumfoi, por nuk mundi ta fitonte titullin në La Liga, transmeton Insajderi.

Pas ndeshjes, Zidane falënderoi tifozët për mbështetjen si dhe lojtarët që sipas tij, dhanë gjithçka nga vetja.

Ai po ashtu, foli për skuadrën dhe të ardhmen e tij, duke thënë se do të flasë me zyrtarët e klubit dhe kjo gjë do të sqarohet shpejtë.

“Duhet të falënderojmë tifozët sepse ata e kanë mbështetur skuadrën, lojtarët dhanë gjithçka nga vetja. E ardhmja ime? Do të flas me klubin, por më vonë, jo tani. Në ditët e ardhshme do të flas me klubin dhe personat përgjegjës, pas pak kohësh do të shohim çfarë do të ndodhë me të ardhmen time dhe të klubit”, ka thënë ai.

“Nuk kemi fituar asgjë, në Real Madrid ne e dimë objektivat tona”, ka thënë Zidane, i cili e ceku se ishte i mërzitur shumë sepse nuk mundën ta fitonin titullin në La Liga.

Fituesi i titullit të këtij edicioni në La Liga është Atletico Madrid./Insajderi.com