Zidane e shndërron në prioritet transferimin e yllit të Chelseat (Foto)

Zidane e shndërron në prioritet transferimin e yllit të Chelseat (Foto)

Zinedine Zidane ka gjetur përforcimin e madh të radhës te Real Madridi.

Trajneri francez i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka bërë prioritet transferimin e një ylli të madh nga Premierliga.

Sipas mediumit spanjoll, ‘Don Balon’, Zidane dëshiron që ta transferojë belgun Eden Hazard në “Santiago Bernabeu” gjatë afatit kalimtar të verës.

Dëshirat kryesore të presidentit të klubit, Florentino Perez, janë dyshja e sulmit Harry Kane e Paulo Dybala, por Zidane është i lumtur me Karim Benzeman në vijën e sulmit.

Kështu, Zidane është më shumë i shqetësuar nga forma e uellsianit Gareth Bale, dhe ka identifikuar Eden Hazardin si zëvendësuesin ideal të 28-vjeçarit.

Chelsea po tenton të rinovojë me belgun deri në vitin 2021, derisa kontrata e tij aktuale skadon në qershor të 2020-tës. /Insajderi