Real Madrid barazoi 2:2 me Borussia Moenchengladbach, në xhiron e dytë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve dhe trajneri i Real Madrid-it, Zinedine Zidane, ka thënë se nuk kanë arritur ta përkthejnë posedimin që kishin në raste të serioze shënimi – duke thënë se lojtarët do të mësojnë nga kjo përvojë.
“Ne nuk e transformuam posedimin që e patëm në rasate ideale. Ajo që do të marrë nga kjo është përvoja se si lojtarët reaguan. Ishte shumë e rëndësishme për të marrë pikë. Do të jetë vit i vështirë për të gjithë, por jam krenar me skuadrën time sonte. Duke luajtur kështu si luajtëm në fund do të kalojmë fazën e grupeve pa telashe”, ka thënë Zidane pas ndeshjes, transmeton Insajderi.
Ne xhiron e parë të kësaj faze, Real Madrid, ishte mposhtu në “Santiago Bernabeu” nga ekipi i Shakhtar Donetsk edhe pse këta të fundit udhëtuan në Spanjë pa 13 lojtarë kryesorë, shkaku i infektimeve me Covid 19./Insajderi.com.