Zidane i reagon ashpër drejtorit të Barcelonës

Zidane i reagon ashpër drejtorit të Barcelonës

Zinedin Zidane është pyetur për deklaratat e presidentit të Barcelonës, Bartomeu dhe nuk ka reaguar aspak mirë në këtë situatë.

“Nuk e kam parë rastin mirë dhe nuk mund të them nëse ishte apo nuk ishte penallti, por mua më thanë se kishte kontakt në Marcelon dhe se penalltia ekzistonte. Nuk mendoj se është e drejtë të filtet dhe të bëhen akuza të tilla, pasi që ne luajtëm mirë dhe fituam me meritë” tha Zidane, “Të them të drejtën, unë tanimë jam lodhur nga deklarata me akuza të tilla që kinse ne ndimohemi nga VAR, gjë që nuk është aspak e vërtetë. Ne jemi Real Madrid dhe meritojmë respekt” deklaroi ndër të tjera Zidane, raporton Insajderi.

Këto deklarata të Zidane, janë bërë pas pretendimeve të Bartomeu se Real’i u ndihmua nga VAR, duke akorduar një penallti e cila nuk duhej të referohej.

Duket se garës për titullin e La Ligas, nuk po i mjafton vetëm fusha e gjelbërt, pasi jashtë saj sapo ka filluar një “garë” tjetër, që vetëm sa po e shton rivalitetin dhe interesimin e audiencës./Insajderi.com