Zidane në ankth, dëmtohet sërish Hazard

Zidane në ankth, dëmtohet sërish Hazard

Sulmuesi belg, Eden Hazard, është dëmtuar sërish para se skuadra madrilene të luajë ndeshjen e parë në La Liga, njofton Insajderi.

Hazard ka pësuar një lëndim në kyçin e këmbës, teksa ai po zhvillon ushtrime specifike në mënyrë që të rikthehet në formë. Krahas lëndimit, Hazard ka edhe një problem tjetër, atë të mbipeshës, pasi siç duket është e vështirë që ai të mbajë formën trupore deri sa është i lënduar.

Kështu Hazard nuk do të jetë i gatshëm për Real-in në ndeshjen e parë në La Liga ndaj Real Sociedad.

Pas shkëlqimit që kishte të londinezët e Chelsea-t, Hazard erdhi më shumë bujë te “galaktikët”, pritshmëri që nuk u arritën asnjëherë.

Mediat në Spanjë, raportojnë se drejtuesit e klubit nga Madridi, janë të zhgënjyer me atë që ka treguar belgu, duke mos justifikuar shpenzimet e klubit që janë bërë për ta afruar në klubin më të trofeshëm në botë. /Insajderi.com.