Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka deklaruar se do të udhëtojnë në Londër për të shënuar gola kundër Chelsea.
Real Madrid barazoi në sfidën e parë gjysmëfinale kundër klubit londinez, 1 me 1.
“Pjesa e parë ishte keq, por u rikthyem në të dytën dhe mendoj që ishte rezultat i drejtë. Chelsea është skuadër e fortë dhe garuese, janë në gjysmëfinale për një arsye”, tha strategu.
Francezi, tha po ashtu se nuk befasohet për paraqitjet e mira të Benzemas.
Ndërsa, për qendërmbrojtësin spanjoll, Sergio Ramos, shpreson që ai të rikthehet në ndeshjen kthyese gjysmëfinale. /Insajderi.com