Zidane nuk e dëshiron largimin e Messi nga Barcelona

Zidane nuk e dëshiron largimin e Messi nga Barcelona

Zinedin Zidane, ka dhënë një deklaratë mjaft interesante, pas fitores së Real Madrid ndaj Getafe. Zidane ishte pyetur nga gazetarët se çfarë mendon për spekulimet se Messi nuk do të nënshkruajë kontratën e re me Barcelonën, raporton Insajderi.

“Nuk e di se çfarë do të bëhet me kontratën e tij, nuk besoj se ai do të largohet. Ai është pjesë e kësaj lige dhe unë nuk dua që lojtarët më të mirë të largohen, por nuk e di se çfarë do të ndodh” deklaroi Zizu.

Real Madrid është lider në La Liga, me 4 pikë para ekipit të Barcelonës dhe shumë lehtë mund të rrëmbejnë titullin e La Liga për këtë sezon./Insajderi.com