Zidane pas triumfit në “El Classico”: Ndeshjen e fituam vetë, nuk na dha arbitri

Zidane pas triumfit në “El Classico”: Ndeshjen e fituam vetë, nuk na dha arbitri

Zinedine Zidane, u shfaq tepër i lumtur, pas triumfit 2-1 në “El Classico”-n ndaj Barcelonës, njofton Insajderi.

Ndër të tjera, tekniku francez, deklaroi se skuadra e tij e ka arritur limitin, teksa nuk nguroi të komplimentonte edhe kundërshtarët. I pyetur në lidhje me polemikat për penalltinë e padhënë, Zizu e cilësoi këtë hipotezë të ngritur, si një interpretim të gjithsecilit.

“Fizikisht kemi arritur limitin, na duhet lojtarët për ndeshjet e ardhshme. Jemi në limit, por jemi gjallë. Ishte një ndeshje e komplikuar, Barcelona është një skuadër fantastike. E kontrolluam ndeshjen dhe e merituam fitoren, kishim shumë raste.  Asgjë nuk do të ndryshojë pas kësaj ndeshje, ne do të vazhdojmë kështu dhe nuk do të dëgjojmë ato gjëra që thuhen jashtë”, tha fillimisht tekniku francez.

“Penallti e padhënë për Barcelonën? Penallti është interpretim i gjithsecilit. Nëse arbitri nuk ka fërshëllyer, atëherë do të thotë se nuk ka qenë penallti. Mund të jemi të lumtur pas kësaj ndeshje sepse e fituam vetë dhe nuk na e dha arbitri”, u shpreh Zinedine Zidane pas ndeshjes. /Insajderi.com