Zidane për ndeshjen ndaj Valladolid fton pesë lojtarë nga akademia

Zidane për ndeshjen ndaj Valladolid fton pesë lojtarë nga akademia

I gjendur përballë vështirësive për shkak të dëmtimit të shumë futbollistëve, trajneri Zinedine Zidane ka vendosur që të grumbullojë pesë futbollistë nga akademia e klubit, njofton Insajderi.

Ai ka përfshirë në listën e lojtarëve për duelin kundër Valladolid lojtarë si Victor Chust, Miguel Gutierrez, Sergio Arribas, Antonio Blanco dhe Hugo Duro-n.

Skuadra do të përballet mbrëmjen e sotme në ‘Zorija’ në orën 21:00.

Madrilenët janë të detyruar që të mos humbasin pikë dhe të vazhdojnë të ruajnë ecurinë pozitive të javëve të fundit për shkak se Atletico mund të shkëputet më shumë dhe të sigurojë titullin kampion. /Insajderi.com