Zinedine Zidane nuk ka mundur të qëndrojë indiferent në situatën e fundit të krijuar rreth Cristiano Ronaldos.
Tash e dy ditë Cristiano Ronaldo është lajmi kryesor në mediet botërore, ku thuhet se ai nuk është i lumtur në Spanjë dhe dëshiron të largohet.
Portugezi po akuzohet për invazion fiskal dhe kjo e ka zemëruar atë, duke menduar që më e mira është të largohet nga ky shtet.
Vetë lojtari dhe presidenti Florentino Perez ende nuk kanë folur, por situatën në dorë e ka marrë trajneri i skuadrës, Zinedine Zidane.
Sipas të përditshmes spanjolle AS, Zidane e ka telefonuar Ronaldon dhe i ka thënë se nuk dëshiron që ai të largohet, pasi bën pjesë në planet e tij për të ardhmen.
“Cristiano, unë nuk dëshiroj që t’i të largohesh. Ju jeni vital në projektin fitues të Real Madridit, për shkak të shpirtit tuaj fitues dhe për shkak të golave”, besohet t’i ketë thënë Zidane.
Ronaldo ka kontratë me Real Madridin deri në vitin 2021 dhe një klauzolë prej 1 miliard euro.
Skuadra që thuhet se mund të paguajnë deri në 200 milionë për shërbimet e tij janë PSG, Manchester United dhe disa skuadra kineze./Express/