
Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, ka thënë se Gareth Bale nuk ka dashur të përfshihet për ndeshjen kundër Manchester City-t.
“Kam vetëm një gjë për të thënë – ai preferonte të mos luante. Kaq” tha Zidane, i pyetur se pse Gareth Bale nuk është pjesë e ekipit, transmeton Insajderi.
“Ne kemi biseduar me Bale, ajo qfarë kemi biseduar, mbetet në mes nesh, gjërat që thuhen në zhveshtore, mbesin aty. Unë vërtetë e respektoj shumë atë dhe gjërat mbeten të njëjta. Ai mbetet lojtar i Real Madrid” përfundoi Zidane.
Ka kohë që Gareth Bale, nuk është duke kaluar nëpër situata të mira tek ekipi i Real Madrid, Kjo verë, sipas të gjitha gjasave do të jetë e fundit për të tek klubi nga Madridi./Insajderi.com.