Zjarr i qëllimshëm, vdesin 12 persona në Japoni

Zjarr i qëllimshëm, vdesin 12 persona në Japoni

12 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga një zjarrë i qëllimshëm në një studio të animacionit në Kioto të Japonisë.

Mediat lokale, duke cituar policinë, raportuan se një person kishte hyrë në studion e “Kyoto Animation Co” mëngjesin e së enjtes dhe hodhi në ndërtesë një lëng të paidentifikuar ende.

I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në spital me lëndime, kurse fati i rreth 30 njerëzve të tjerë ende mbetet i paqartë.

Zjarri shpërtheu në ndërtesën trekatëshe rreth orës 10:30.

Ndërkohë, ende po vazhdojnë operacionet e shpëtimit.