Zjarr në Kretë, digjet mali Pantokrator

Një zjarr i madh e ka kapluar pjesën veriore të ishullit grek Kreta, dhe po digjet pylli në malin Pantokrator.

Zjarr në Kretë, digjet mali Pantokrator

Shefi i shërbimit rajonal të zjarrfikësve Andreas Risos ka deklaruar për agjencinë greke ANA se bëhet fjalë për një zjarr shumë të madh.

Për momentin zjarrin po e shuajnë 22 zjarrfikës me 11 vetura të zjarrfikësve, ndërsa nga ajri po i ndihmojnë katër aeroplanë dhe një helikopter. Risos ka shtuar se pret që së shpejti edhe një aeroplan të bashkohet në shuarjen e zjarrit./Insajderi.com.