Zjarr në një shkollë në Liberi, së paku 27 njerëz kanë pësuar, më së shumti fëmijë

Së paku 27 persona, në mes tyre më së shumti fëmijë, kanë pësuar në një zjarr i cili e kaploi një shkollë në periferi të kryeqytetit të Liberisë Monrovia.

Zjarr në një shkollë në Liberi, së paku 27 njerëz kanë pësuar, më së shumti fëmijë

Besohet se zjarri shpërtheu në orët e hershme të mëngjesit, derisa nxënësit e kësaj shkolle fetare flinin në një ndërtesë në afërsi të xhamisë, lajmëron BBC.

Zyrtarët policor kanë deklaruar se ende po i kërkojnë trupat e viktimave në ndërtesën e djegur në rajonin Peinsvil.

Presidenti George Weah e ka vizituar vendin e ngjarjes dhe ka shprehur ngushëllime familjeve.

Supozohet se zjarri është shkaktuar prej problemeve me instalimet elektrike, mirëpo arsyeja e saktë do të dihet pasi të kryhen hetimet, të cilat janë duke u bërë./Insajderi.com.