Zjarr në veri të Anglisë, janë evakuuar shtëpitë

Zjarr në veri të Anglisë, janë evakuuar shtëpitë

Më shumë se 30 shtëpi janë evakuuar në rajonin e gjerë të Mançesterit në veri të Anglisë derisa zjarrfikësit po luftojnë me zjarrin me ditë të tëra, për shkak të temperaturave të larta dhe erës, zjarri po zgjerohet nëpër male në këtë rajon.

Policia lokale sot ka kumtuar se rajoni i rrezikuar është në gjatësi prej gjashtë kilometrave, për shkak të cilit janë evakuuar 34 shtëpi në fshatin Kerbruk, në pjesën perëndimore të rajonit të cilin e ka kapluar zjarri, transmeton Reuters.

Shkollat lokale janë mbyllur, derisa banorët janë këshilluar që të mbeten nëpër shtëpi dhe t’i kenë të mbyllura dritaret dhe dyert, transmeton Insjaderi.com.

Ushtria është në gjendje gatishmërie në mënyrë që, nëse ka nevojë, të dalë në ndihmë, kanë theksuar në polici.

Temperaturat e larta dhe era kanë shkaktuar në tri ditët e fundit përhapjen e zjarrit, ndërsa policia ka kumtuar se përmasat e zjarrit, si dhe fakti që është e kufizuar qasja në rajonin rural, kanë vështirësuar shuarjen e tij.

“Plani për sot është që t’i rrisim përpjekjet dhe të përdorim resurse të mëdha në mënyrë që të shuajmë zjarrin, dhe nëse do të ketë nevojë për ndihmën e ushtrisë, ne do ta shqyrtojmë edhe këtë mundësi”, ka thënë zëdhënësi i policisë së Mançesterit për Sky News.

Policia ka përmendur se ende nuk është konfirmuar se cili ishte shkaku i këtij zjarri./Insjaderi.com.