Zjarre në Portugali, angazhohet ushtria

Zjarre në Portugali, angazhohet ushtria

Zjarre të mëdha kanë përfshirë një pjesë të Portugalisë.

Katër zjarrfikës janë plagosur derisa po mundonin t’i shuanin ato ndërsa njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë.

Në aksionin për shuarjen e flakëve janë angazhuar më shumë se 900 zjarrfikës me 300 automjete ndërsa ushtria portugeze tha se po dërgon përforcime të tjera.

Po ashtu autoritetet portugeze kanë përdorur helikopterë dhe aeroplanë për të luftuar me flakët që nisën të shtunën.

Erërat e forta po përshpejtonin përhapjen e zjarreve nga distrikti Castelo Branco, rreth 225 kilometra në verilindje të Lisbonës. Një prej zjarreve thuhet se arriti në komunën e Makao, më pak se 80 kilometra larg kryeqytetit.