Zjarre të mëdha janë duke u zhvilluar në perëndim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, derisa rajoni atje është goditur nga një valë e nxehtësisë që ka sjellë temperatura rekorde në disa zona, transmeton Insajderi.
Sipas ‘BBC’, banorëve iu është thënë të evakuohen, ndërsa zjarrfikësit janë duke luftuar zjarrin në kushte ekstreme.
Zjarrfikësit që luftojnë me zjarret e shumta në rajon thonë se ajri është aq i thatë sa shumë nga uji i rënë nga avionët për të shuar flakët avullohet para se të arrijë në tokë.
Las Vegas ka numrin më të lartë të temperaturës që ka pasë ndonjëherë me 47,2 gradë celsius, si dhe Lugina e Vdekjes në Kaliforni ka 54,4 gradë celsius.
Kjo nxehtësi në këtë pjesë të shtetit vjen vetëm disa javë pasi Amerika e Veriut ishte goditur nga një valë e nxehtë e rrezikshme.
Muaji qershor i këtij viti ka qenë më i nxehti sesa ishte ndonjëherë në këtë zonë, sipas programit të BE-së për vëzhgimin e Tokës./Insajderi.com