Zjarret kërcënojnë trashëgiminë botërore të UNESCO-s në Spanjë

Zjarret kërcënojnë trashëgiminë botërore të UNESCO-s në Spanjë

Zjarret vazhdojnë të kërcënojnë Parkun Kombëtar të Donadas në Spanjën jugore, ku më shumë se 2.000 banorë vendas dhe turistë janë detyruar të evakuohen nga shtëpitë dhe kampet e tyre, theksuan zyrtarët.

Të hënën në mëngjes, tre zjarre vazhduan të tërbojnë, dy prej tyre janë nën kontroll, pasi qindra zjarrfikës vazhdojnë të luftojnë me flakët, bëri të ditur qeveria rajonale në një njoftim.

Zjarret shpërthyen të shtunën në mbrëmje dhe kanë shkatërruar zona të mëdha toke afër njërës nga rezervatet më të rëndësishme natyrore të Spanjës, gjithashtu një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, vendbanim i 50.000 hektarë tokë këneta dhe dru.

Autoritetet urdhëruan evakuimin e një qendre të mbarështimit për rrëqebullin e egër të Iberisë.

Qendra bëri të ditur se një femër me emrin Homer nuk i mbijetoi evakuimit, duke thënë se ajo ndërroi jetë për shkak të stresit, raporton Anadolu Agency.

Agjencia spanjolle e Meteorologjisë (AEMET) raporton se këtë vit vendi përjetoi pranverën më të nxehtë.

Në zonën ku zjarret vazhdojnë të tërbojnë nuk është regjistruar të ketë rënë shi për 45 ditë.