Zjarri në katedralen Notre Dame me u shkaktua nga lidhja e shkurtër

Hetuesit francezë mendojnë se zjarri në katedralen Notre Dame të Parisit me siguri u shkaktua nga lidhja e shkurtër, ka deklaruar një zyrtar anonim francez.

Zjarri në katedralen Notre Dame me u shkaktua nga lidhja e shkurtër

Zyrtari ka thënë se hetuesit ende nuk kanë marrë leje për punë në katedrale për shkak të sigurisë, pretendon AP.

Ai ka thënë se ende është në zhvillim konsolidimi i katedrales me dërrasa të cilat duhen të jenë mbështetje për pjesët e brishta të mureve.

Në zjarrin e madh i cili të hënën e kaploi Notre Dame-in është shkatërruar një pjesë e kulmit dhe është rrënuar maja e kullës të cilën e kanë mbajtur katër shtylla të larta 93 metra./Insajderi.com.