18 persona kanë vdekur nga një zjarr i cili kishte kapluar mbrëmë, repartin e mjekimit intensive me COVID-19 në Indin perëndimore, transmeton Insajderi.
Policia e Indisë, njoftoi se 16 prej të vdekurve janë pacientë që ishin duke u mjekuar ndërsa, dy prej tyre janë punëtore të kujdesit shëndetësor.
Oficeri i policisë, R.V. Chudasama, tha se 31 pacientë të tjerë në spitali në Bharuch u shpëtuan nga punonjësit e spitalit dhe zjarrfikësit dhe gjendja e tyre është e qëndrueshme, shkruan Reuters.
“Hetimi paraprak tregon se zjarri u shkaktua për shkak të një qarku të shkurtër,” tha ai.
Tragjedia vjen ndërsa India po lufton me rekorde globale për raste të reja me COVID-19.
India ka më shumë e 19.1 milionë të infektuar teksa po këtë të shtunë ka vendosur një rekord ditor global me raste të reja ku raportoi 401 mijë e 993 mijë raste të reja dhe 3 mijë e 523 viktima./Insajderi.com