Zlatan Ibrahimovic dënohet nga UEFA

Zlatan Ibrahimovic dënohet nga UEFA

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, është dënuar nga UEFA me një gjobë rreth 50 mijë euro për shkak se është përfshirë në një kompani bastesh.

Football Daily shkruan se Ibrahimovic është dënuar  për shkak të përfshirjes së tij në një kompani bastesh.

Në prill ishte raportuar se UEFA ka hapur një procedurë disiplinore për suedezin, ku në fund ai doli fajtor.

40 vjeçari ka humbur grumbullumin me Kombëtaren suedeze për “EURO 2020”, për shkak të një lëndimi. /Insajderi.com