ZRrE jep leje 40 vjeçare një kompanie për prodhim të energjisë me dy hidrocentrale

ZRrE jep leje 40 vjeçare një kompanie për prodhim të energjisë me dy hidrocentrale

Me tri vota pro e një kundër Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka vendosur që kompanisë KEKLo t’i jepet leje për prodhim të energjisë.

Korniza kohore është katërdhjetë vjet. Ndërsa ZRrE ka një kusht për KELLOS- e që t’i ripërtërijë lejen mjedisore në kohëzgjatje brenda pesë viteve.

Kështu kompania në fjalë do të prodhojë rrymë në hidrocentralet Belaja dhe Deçani, njofton Insajderi.

Afrim Ajvazi, Përfaqësuesi ligjor i ZRrE-së, tha se nuk ka harmonizim të ligjeve në Kosovë sa i përket lejeve dhe licencave që i ka marrë ky operator.

“Kjo është një specifikë që është ngrit që disa vjet që legjislacioni nuk është i harmonizur mes vete. Nuk është vetëm leja mjedisore që është 5 vjeçare, është kontrata e përdorimit të pyllit është 5 vjeçare e leja ujore është 40 vjeçare. Ne me ligjin për ZRrE që licenca për gjenerator të lëshohet referuar aseteve të ndërmarrjeve, bile po e citoj ligjin ‘Varësisht nga jetëgjatësia, leja e aseteve të përdoruar në kryerjen e aktivitetit relevant në kohëzgjatje që nuk mund të kalojë kohëzgjatje 40 vjeçare’ dhe duke e pasur parasysh që pajisjet janë gjitha të reja ne kemi propozuar të lëshohet licenca për këtë periudhë për këtë periudhë.  Për vazhdimin e lejes mjedisore janë procesura të tjera dhe investitori nuk i nënshtrohet procesit nga fillimi por një process më i lehtë. Por fatkeqësisht ne  kemi thënë që obligohet ndërmarrja që të sjellë një dokuent të cilat mund të kenë ndikim në validitetin dhe periudhën e vlefshmërisë së licencës ia kemi bërë me dije që nëse i kalon ne si ZRrE duhet të ndërmarrim masa. Fatkeqësisht ka joharmonizim  në mes të afateve që siguron ky investitor”, theksoi ai.

Arsim Janova, kryesues i Bordit të Rregullatorit të Energjisë, deklaroi  se leja mjedisore për këto dy hidrocentrale duhet të ripërtërihet në afat prej 5 vitesh aq sa ka kohëzgjatje leja mjedisore e marrë nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit.

“Dmth është e qartësuar se nëse nuk e përtërinë lejen mjedisore për pesë vite atëherë duhet t’i ndërprerët operimi, tha Janova. /Insajderi.com