Shefi i Facebook Mark Zuckerberg është pajtuar që të udhëtoj në Bruksel për t’i takuar deputetët e Parlamentit Europian prapa dyerve të mbyllura për t’i adresuar shqetësime" />

Zuckerberg pritet të arrijë në Bruksel, disa deputet e bojkotojnë takimin me të

Zuckerberg pritet të arrijë në Bruksel, disa deputet e bojkotojnë takimin me të

Shefi i Facebook Mark Zuckerberg është pajtuar që të udhëtoj në Bruksel për t’i takuar deputetët e Parlamentit Europian prapa dyerve të mbyllura për t’i adresuar shqetësimet e tyre se si kompania e tij ka trajtuar të dhënat personale të përdoruesve të Facebook.

Anëtaret e Parlamentit Evropian ka një kohë të gjatë që kanë dashur të e pyesin Drejtorin nga  Silicon Valley, rreth praktikave për të dhënat personale të Facebook, me interes të veçantë se si targetimi i reklamave në këtë rrjet social ndikon në zgjedhjet elektorale.

Zuckerberg pritet të vizitojë kryeqytetin evropian qysh në fillim të javës së ardhshme ndërsa  deri më tani nuk ka asnjë informacion zyrtar për datën e saktë të udhëtimit të tij.

Ai do të takohet me kryetarët e Grupeve Parlamentare të Parlamentit Evropian, në të ashtuquajturën konferencë e presidentëve.

Megjithatë, disa anëtarë të Parlamentit Evropian u zotuan se do e bojkotojnë takimin për shkak të natyrës së tij private, duke argumentuar se bosi i teknologjisë duhet  t’u përgjigjet pyetjeve në publik.

Burimet e familjarizuara me organizimin e takimit i kanë thënë “The Independent”, se Partia Popullore Evropiane, parti kjo e qendrës së djathtë, njëherësh edhe grupi më i madh në Parlament, ka arritur të bëjë marrëveshje për një paraqitje private të Zuckerberg, ndërkohë që grupe tjera kanë shfaqur kundërshtime duke bërë thirrje që thërrasin që ky takim të jetë publik.

Përfaqësuesit nga Partia e Pavarur e Mbretërisë së Bashkuar si dhe grupet konservative, Grupi Parlamentar Evropa e Lirisë dhe Demokracisë, si dhe Konservatorët dhe Reformistët Evropian thuhet se janë zbutur dhe janë pajtuar në diskutimin privat pavarësisht nga qëllimet fillestare.

Lideri i Grupit Liberal Guy Verhofstadt ka thënë : “ Unë nuk do të marrë pjesë në takimin me Z. Zuckerberg nëse mbahet prapa dyerve të mbyllura, duhet të jetë dëgjim publik – pse jo përmes Facebook Live? Unë pendohem shumë që Partia Popullore Evropiane ka marrë të drejtën që të mbajë gjithçka prapa dyerve të mbyllura.”

Udo Bullmann, lideri i grupit socialist ka thënë : “Mark Zuckerberg duhet të paraqitet përpara Komisionit të Lirive Civile, Drejtësisë si dhe Punëve të Brendshme të Parlamentit Evropian, jo në takim prapa dyerve të mbyllura, kështu që ne mund të kemi një debat të hapur dhe transparent se si Facebook është duke i përdorur të dhënat tona.”

Presidenca e Parlamentit ka thënë se ashtu si vizita private e Mark Zuckerberg, menaxhmenti i Facebook-ut do të organizojë një vizitë të ndarë pa Drejtorin e Përgjithshëm që të marrë pjesë në komision për një dëgjim publik.

Shefi i Facebook po ashtu është ftuar që të paraqitet para Parlamentit Britanik por ai e ka refuzuar një ftesë të tillë. Komisioni për Media, Teknologji Kulturë dhe Sport që ka kërkuar nga ai të marrë pjesë, kanë thënë që do të lëshojë një “thirrje formale për Mr. Zuckerberg, që të paraqitet përpara këtij institucioni kur të jetë herën tjetër në Mbretërinë e Bashkuar. Mospërfillja e Parlamentit është fyerje në Mbretërinë e Bashkuar, edhe pse  gjykata kohëve të fundit nuk është marrë me këtë. Zuckerberg ka dëshmuar më parë para Kongresit Amerikan.

Antonio Tajani, presidenti i Parlamentit Evropian, ka thënë : “Konferenca e Presidentëve është pajtuar që Mark Zuckerberg duhet të sqarojë çështjet që janë të lidhura me përdorimin e të dhënave personale në një takim me përfaqësuesit e Parlamentit Evropian.

“Themeluesi si dhe Drejtori i Përgjithshëm i Facebook ka pranuar ftesën tonë dhe do të jetë në Bruksel sa më shpejt që është e mundur, me shpresë që kjo të ndodhë javën e ardheshme, për të u takuar me kryetarët e Grupeve Politike, me kryetarin si dhe raportuesin e komitetit për të drejta civile, drejtësi dhe punë të brendshme” ka thënë ai.

“Qytetarët tonë meritojnë një shpjegim të plotë dhe të detajuar. E mirëpres vendimin e Mark Zuckerberg të paraqitet përpara përfaqësuesve të 500 milion evropianëve. Është një hap në drejtimin e duhur që të kthej besimin.”ka theksuar Tajani.

Ai po ashtu ka ka shtuar se do të ketë një “ analizë e thellë që ka të bëjë me mbrojtjen e të dhënave personale” me “theks të veçantë” të vendosur në “impaktin potencial në proceset elektorale në Evropë”.