Alexander Zverev nuk e ka kapërdirë lehtë disfatën e pësuar në rundin e katër të Australian Open.

Në Grand Slamin i cili po zhvillohet në Melbourne," />

Zverevi bëhet hit në rrjete sociale – e pabesueshme se çka i bën reketit

Zverevi bëhet hit në rrjete sociale – e pabesueshme se çka i bën reketit

Alexander Zverev nuk e ka kapërdirë lehtë disfatën e pësuar në rundin e katër të Australian Open.

Në Grand Slamin i cili po zhvillohet në Melbourne, gjermani 21-vjeçar u mund nga kundërshtari i tij, kanadezi Milos Raonic, raporton Insporti.

Atë e tradhëtuan nervat gjatë meçit, dhe frustrimin dhe nervozizmin e tij e shfruy në reketin të cilin e theu krejtësisht.

Tifozët e kritikuan gjermanin për këtë veprim, derisa video ka filluar të qarkullojë gjithandej nëpër rrjetet sociale.

Ky rezultat ishte tejet zhgënjyes për numrin 4 në botë, që vitin e kaluar në këtë Grand Slam u eliminua në rundin e tretë. /Insporti.com