“Zvezda” fiton ndaj Graçanicës, paratë e biletave i dhurojnë për spital

“Zvezda” fiton ndaj Graçanicës, paratë e biletave i dhurojnë për spital

Mes këngëve e simboleve nacionaliste, u zhvillua sot ndeshja miqësore ndërmjet skuadrës së njohur serbe Crvena Zvezda dhe FK Graqanica.

Ndeshja u fitua me rezultat 4-0 nga “Zvezda”, e golat për skuadrën e njohur sebe i shënuan Joveljiq, Lukoviq, Platisha dhe Romaniq.

Ndeshja që u zhvillua në stadiumin “Dragan Xhagjiq” mblodhi mijëra spektatorë, shkruan Insajderi.

Të gjitha paratë e fituara nga shitja e biletave kanë shkuar për sektorin e pediatrisë dhe maternitetit në Spitalin e Graçanicës. /Insajderi.com