Zvicra kundërshton fundin e lëvizjes së lirë

Zvicra kundërshton fundin e lëvizjes së lirë

Votuesit zvicran kanë kundërshtuar një propozim referendum për të përfunduar një marrëveshje me EU lidhur me lirinë e lëvizjes.

Transmetuesi SRF tha se votuesit e kundërshtuan këtë plan me 63% dhe 37%, shkruan BBC, raporton Insajderi.

Votat ende po numërohen dhe rezultati do të dal pas disa orësh.

Zvicra nuk është anëtare e EU mirëpo pranon momentalisht lëvizjen e lirë, në mënyrë që të ketë qasje në tregun e lirë dhe bashkëpunon me Brussels në transport dhe edukim.

Ky propozim erdhi nga të djathtët e Sëiss People’s Party (SPV) dhe ishte pasardhëse e një referendumi të vitit 2014, në të cilin u prezentuan kuota për emigrantët nga EU/

Mbështetësit e planit kundër lëvizjes së lirë thanë që kjo do të lejojë Zvricrën të kontrollojë kufinjtë dhe të përzgjedh emigrantët që dëshiron.

Kundërshtarët u pajtuan që kjo do të ngrisë nivelin e ekonomisë dhe do të u mohojë mijëra qytetarëve të Zvicrës lirinë e të jetuarit dhe të punuarit nëpër Evropë./Insajderi.com