Një tjetër lojtar shqiptar pritet të kalojë në kampionatin turk. Sipas raportimeve të fundit nga mediat turke, sulmuesi nga Kosova, Zymer Bytyqi është pranë kalimit te skuadra e Superligës turke Konyaspor, njofton Insajderi.
24 vjeçari mbylli vetëm pak ditë më parë aventurën me skuadrën norvegjeze të Viking, ku luante nga viti 2015.
Thuhet se Bytyqi ka arritur marrëveshjen me Konyaspor-in dhe shumë shpejt pritet firma me skuadrën turke, ku do të nënshkruaje një kontratë për dy vite e gjysmë. Gjithçka pritet të finalizohet ditën e martë, ku thuhet se lojtari do i nënshtrohet testeve mjekësore. /Insajderi.com