Zymer Bytyqi zyrtarisht pranon ftesën e Kosovës

Zymer Bytyqi zyrtarisht pranon ftesën e Kosovës

Futbollisti Zymer Bytyqi, i thotë “Po” Kosovës, njofton Insajderi.

Presidenti Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu e kanë pritur sot futbollistin Zymer Bytyqi, anëtar i skuadrës turke Konyaspor.

Gjatë këtij takimi Zymer Bytyqi ka konfirmuar vendimin e tij për ta përfaqësuar Kosovën. Ai e ka falënderuar presidentin Ademi për interesimin e vazhdueshëm dhe është shprehur entuziast për projektin e Dardanëve.

Ai ka thënë që qysh moti e ka bërë këtë zgjedhje, ngase zemra gjithmonë i ka rrahur për fanellën dardane dhe tashmë pret me padurim ta japë kontributin e tij për Kosovën.

Ndërkaq, krerët e FFK-së e përgëzuan futbollistin për vendosmërinë e tij për ta përfaqësuar vendin e origjinës dhe për të kontribuar në ngritjen e mëtejme të futbollit të Kosovës. Ata i dëshiruan Bytyqit mirëseardhje në familjen dardane, duke i uruar suksese në vazhdimësi.

Bytyqi sivjet me Konyasporin ka shënuar dy gola, derisa asistoi pesë herë gjatë stinorit 2020/21. /Insajderi.com