ZYRTARE: Afati kalimtar në Angli hapet nga kjo datë

ZYRTARE: Afati kalimtar në Angli hapet nga kjo datë

Federata e futbollit e Anglisë, ka vendosur datat e hapjes dhe mbylljes së afatit kalimtarë të verës. Klubet nga Liga Premierë, do të jenë në gjendje të blejnë e shesin lojtarë duke filluar nga data 27 korrik, deri me 5 shtatorë, raporton Insajderi.

Këtë vendim e kanë marrë së bashku, federata e Anglisë me klubet që garojnë në Premier Ligë, pas propozimeve të klubeve. Ky vendim është dërguar tek FIFA dhe pritet të aprovohet nga kjo e fundit.

Me këtë vendim të federatës, janë ndarë të kënaqura ekipet nga liga, pasi që e kanë përshtatur me ligat e tjera si dhe do të kenë kohë të mjaftueshme për të vepruar dhe lënë gjurmë në tregun e transferimeve./Insajderi.com.