Zyrtare: Albert Bunjaki fton në përfaqësuese vëllain e Armend Dallkut

Zyrtare: Albert Bunjaki fton në përfaqësuese vëllain e Armend Dallkut

Mbrojtësi i skuadrës ukrainase, Vorskla Poltava, Ardin Dallku ka marrë ftesë nga përfaqësuesja e Kosovës për ndeshjet ndaj Kroacisë dhe Finlandës, ka njoftuar klubi i Vorsklas.

22-vjeçari është vëllai i vogël i mbrojtësit të Prishtinës, Armend Dallkut.

Mbrojtësi do t’i bashkohet përfaqësueses kosovare në fund të gushtit, derisa skuadra e Albert Bunjakit do të luajë kundër Kroacisë më 2 shtator dhe Finlandës më 5 shtator.

Dallku bëri debutimin e tij për ekipin e Vorskla Poltavas sezonin e kaluar dhe deri tani ka zhvilluar 5 ndeshje për klubin, duke shënuar 1 gol. /Insajderi.com