Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki ka nënshkruar sot një kontratë për dy vjet e gjysmë me skuadrën e Bundesligës së dytë gjermane, Erzgebirge Aue.
Albert Bunjaku ka lënë Saint Gallen për skuadrën e kategorisë së dytë të futbollit gjerman, Erzgebirge Aue.
Sulmuesi 33-vjeçar i përfaqësueses së Kosovës ka nënshkruar sot një kontratë për dy vjet e gjysmë me skuadrën e Bundesliga 2, raporton Insajderi.
Këmbëngulës për këtë transferim të Bunjakut ka qenë trajneri i Aue, Pavel Dotchev, i cili e ka pasur nën urdhërat e tij futbollistin shqiptar edhe në skuadrën e Rott Weis-Erfurt disa vite më parë.
Bunjaku përveç përfaqësueses së Kosovës, më parë është paraqitur edhe me Zvicrën. Ai ka luajtur me përfaqësuesen e Zvicres në Kampionatin Botëror 2010 në Afrikë të Jugut.
Bunjaku ka shënuar dy gola me përfaqësuesen e Kosovës, dhe është golashënuesi më i mirë në historinë e shkurtër të përfaqësueses. Ai nuk ka qenë i grumbulluar në ndeshjen e fundit të Kosovës ndaj Turqisë për shkak të mosmarrëveshjeve me trajnerin Bunjaki.
I lindur në Gjilan, Bunjaku gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe në Bundeligën e parë gjermane me Nurnbergun. /Insajderi.com