Zyrtare: Albert Bunjaku te Feronikeli

Zyrtare: Albert Bunjaku te Feronikeli

Ish-selektori i Kosovës, Albert Bunjaku, ka marrë post të ri në FC Feronikeli, atë të këshilltarit të klubit.

Bunjaku gjithashtu ka marrë edhe postin e Instruktorit Teknik në UEFA, një pozitë e favorshme jo vetëm për të dhe klubin, por për gjithë futbollin kosovar në përgjithësi.

Ai i besoi projektit të klubit, me në krye Presidentin, Naser Ramaj, me të cilin janë akorduar për një bashkëpunim afatgjatë për riorganizimin e klubit, ka bërë të ditur klubi i Feronikelit në komunikatë zyrtare.

Bunjaku pretendon në rritje të cilësisë së FC Feronikelit dhe shpreson në rritje të përgjithshme të Superligës së Kosovës, ku konkurenca e lartë do të bënte të domosdoshëm fuqizimin e gjitha klubeve pjesëmarrëse në Superligë.

Bunjaku nuk është i pari nga familja e tij si pjesë e FC Feronikelit, pasi që familja Bunjaku ka qenë e lidhur ngushtë me klubin gjatë brezave.

Gjyshi i tij ishte sponsori i parë i KF Feronikelit në atë kohë, gjithashtu edhe babai i tij ishte pjesë e klubit, derisa vazhdimësinë e tyre po e ndjek tani, Albert Bunjaku.

Bunjaku ishte selektor i Kosovës në vitet 2009 – 2017.