Zyrtare: Amir Rrahmani transferohet në Napoli

Zyrtare: Amir Rrahmani transferohet në Napoli

Napoli ka konfirmuar transferimin e mbrojtësit shqiptar Amir Rrahmani.

Klubi italian nëpërmjet një komunikate për medie ka njoftuar për transferimin e kapitenit të Kosovës.

“SSC Napoli njofton se ka nënshkruar me Amir Rrahmani nga Hellas Verona. Klubi është pajtuar që ta huazojë mbrojtësin kosovar te Hellas Verona deri më 30 qershor 2020”, thuhet në komunikatën e klubit, më shumë në Insporti.com.