ZYRTARE: Amir Rramani pozitiv me Covid 19 – mungon ndaj Maqedonisë

ZYRTARE: Amir Rramani pozitiv me Covid 19 – mungon ndaj Maqedonisë

Një tjetër goditje për përfaqësuesen e Kosovës është lajmi se Amir Rrahmani, është infektuar me Covid 19 dhe do të mungojë në ndeshjen më të rëndësishme në historinë e re të Kosovës.

Ekipi i Napolit, ka njoftuar se kapiteni i përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani, është infektuar me Covid 19 dhe i njëjti është në izolim sipas procedurave të parapara, transmeton Insajderi.

Rastet me Covid 19, te ekipi i Napolit, sa po vinë e po shtohen, për këtë arsye ata nuk kanë mundur të luajnë ndeshjen e tyre ndaj Juventus, të paraparë gjatë ditës së Diel.

Mungesa e Rrahmanit, që është një nga shtyllat e ekipit përfaqësues, do të detyrojë Challandes, të bëjë ndryshime në fazën e mbrojtjes, duke inkuadruar lojtar si Dresheviq./Insajderi.com.