ZYRTARE: Antonio Conte vazhdon me Inter-in

ZYRTARE: Antonio Conte vazhdon me Inter-in

Sot, është mbajtur mbledhja e “nxehtë”, siç është quajtur nga mediat italiane, në mes të drejtuesve te klubit të Inter dhe trajnerit, Antonio Conte.

“Takimi i sotëm mes klubit dhe Antonio Contes ishte konstruktiv, në emër të vazhdimësisë dhe ndarjes së strategjisë për të ardhmen. Në të u hodhën bazat për të vazhduar projektin së bashku”, thuhet në komunikatën e Interit, transmeton Insajderi.

Kohët e fundit ka pasur dyshime mbi të ardhmen e Contes te Interi, pasi vetë trajneri kishte dhënë deklarata, në të cilat, ai nuk ishte I sigurt nëse do të vazhdonte të ishte trajner i klubit, madje edhe pas finales ndaj Sevillas, ishte vetë trajneri që tha se mund të largohet nga Inter./Insajderi.com.