ZYRTARE: Anulohet kampionati evropian U-19

ZYRTARE: Anulohet kampionati evropian U-19

Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, UEFA, pas dy shtyrjeve të njëpasnjëshme, vendosi ta anulojë përfundimisht kampionatin evropian për grupmoshat e U-19, për shkak të situatës së vështirë që po krijohet me valën e dytë të coronavirusit.

Ky Evropian ishte planifikuar për t’u luajtur në Irlandën e Veriut në korrikun e 2020-ës, por u shty fillimisht për në nëntor e më pas për në mars të 2021-shit, megjithatë sot qeveria evropiane e futbollit njoftoi anulimin përfundimtar të tij.

Në bazë të këtij vendimi, Franca, Portugalia, Italia, Anglia e Holanda kualifikohen automatikisht për në Kupën e Botës U20, që është planifikuar për t’u zhvilluar pranverën e ardhshme në Indonezi./Insajderi.com.