Zyrtare: Anulohet ndeshja Drita vs Linfeild në Champion Ligë

Zyrtare: Anulohet ndeshja Drita vs Linfeild në Champion Ligë

Është anuluar ndeshja në mes të Dritës dhe Linfeild, shkaku i infektimit me covid 19, të lojtarit të Dritës.

“Ju njoftojmë që ndeshja finale e paraparë te zhvillohet sot ne ora 18:00 me kampionin e Irlandes se Veriut, Linfild është anuluar.Vendimi është marre nga autoritetet zvicerane për shkak që në testimin e fundit një lojtare i klubit tone ka rezultuar pozitiv! Vendimi për fatin e ndeshjes do te merret ne ditët ne vijim nga komisioni i disiplinës.”, thuhet në njoftimin e klubit të Dritës, transmeton Insajderi.

Njoftimin për anulimin e ndeshjes, e ka bërë edhe klubi i nga Iralanda e Veriut, Linfeild.

Hamdi Namani, është lojtari i fundit i cili ka rezultuar pozitiv, pas Fidan Gërbeshit.

UEFA, ka njoftuar se ky vendim është marrë në konsultim me federatën e Zvicrës./Insajderi.com.