Zyrtare: Arbër Çyrbja transferohet te Gjilani

Zyrtare: Arbër Çyrbja transferohet te Gjilani

Gjilani ka prezantuar mesfushorin shqiptar Arbër Çyrbja, i cili së fundmi ka qenë pjesë e Teutës së Durrësit e që iu bashkua Gjilanit në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës.

26-vjeçari ka nënshkruar kontratë një vjeçare për Gjilanin, ndërsa bardhekuqtë do të jenë skuadra e parë jashtë Shqipërisë për të.

Ka qenë vet klubi nën kampion i Kosovës që ka njoftuar ardhjen e Çrybjës në radhët e veta

“FC Gjilani me anë të kësaj komunikate, njofton se ka arritur marrëveshje me futbollistin nga Shqipëria, Arbër Çyrbja. Futbollisti i krahut, Arbër Çyrbja, në skuadrën e Gjilanit, vjen nga ekipi durrsak i Teutës, ku u aktivizua edicionin e fundit garues në Kategorinë Superiore të Shqipërisë. Për 26 vjeçarin e lindur në Shijak, KF Teuta, ishte skuadra e parë ku ai nisi karrierën e tij profesionale, ku në vitin 2012 i ju bashkua ekipit të parë të Teutës nga kategoritë e reja të kësaj skuadre.

Gjilani do të jetë skuadra e parë e Arbër Çyrbës jashtë Shqipërisë, pasi që sulmuesi këmbë shpejt përveç skuadrës së Teutës, ai, gjithashtu kishte luajtur për skuadrat e Erzenit, Elbasanit dhe tek verilindorët e Kukësit. Çyrbja, përveç skuadrave nga Shqipëria, ai, gjithashtu ishte ftuar edhe nga kombëtarja e moshave, ku ishte grumbulluar me grupmoshat U-18 dhe U-21 të Shqipërisë. Arbër Çyrbja ka nënshkruar kontratë 1 vjeçare me skuadrën e Gjilanit, ku do ta mbajë atë si pjesë e kuq e bardhëve për edicionin e ri garues në Superligën e Kosovës në futboll.”, thuhet në njoftimi zyrtar të klubit./Insajderi.com.