Klubi i promovuar në Ipko Superligën e Kosovës në futboll, KF Arbëria, që vjen nga Dobraja, ka zyrtarizuar stafin teknik – Arbnor Morina krye trajneri i klubit.
“KF Arbëria i dëshiron mirëseardhje në familjen e madhe shtabit teknik të përbërë me : Krye trajnerin Arbnor Morina, ndihmës trajnerin, Ali Osmani , ndihmës trajnerin, Agon Krasniqi, trajnerin kondicional Arsim Tershani dhe trajnerin e portierëve Diamant Kadriolli.
Shtabit teknik i dëshirojmë shëndet dhe punë të mbarë, dhe një stinor të mbushur me suksese dhe mbi të gjitha arritjen e objektivave.” Thuhet në njoftimin e klubit, në faqen e tyre në Facebook, trasnemton Insajderi.
Arbnor Morina, ishte trajneri i Flamurtarit, por që nuk arriti të mbajë këtë ekip në ligë, duke rënë nga liga në javën e fundit të kampionatit./Insajderi.com.