
KB Peja ka rikthyer në klub ish-basketbollistin e saj, Arian Qallaku, shkruan Insajderi.
Lajmin për transferimin e tij e ka bërë vetë skuadra përmes rrejteve sociale.
Ditë më parë Peja zytarizoi edhe trajneri e ri, ku skuadra për edicionin e ri do të udhëhiqet nga Semsetti Bas.
Qallaku ishte qenë pjesë e skuadrës pejane gjatë edicionit 2016/17, ku pastaj kishte kaluar te Rahoveci, klub në të cilën ishte aktivuar për katër sezone.
Për një periudhë të shkurtë, basketbollisti ishte aktivizuar edhe në radhët e Prishtinës.
Gjatë ditëve të ardhshme, Peja ka njoftuar se do të prezantojë edhe disa transferime tjera./Insajderi.com